“Serbia po blen armë kudo!” Dritan Goxhaj: Çfarë pritet në rajon
Ish-luftëtari i UÇK, Dritan Goxhaj than në një intervistë për Euronews Albania se Serbia po vazhdon të marrë armatime kudo. Ai tha se për momentin nuk pritet të ketë vatra të reja konflikti, por megjithatë Serbia po vazhdon të përgatitet.
“Sa kohë nuk kemi angazhim të NATO-s direkt në Ukrainë, Rusia e ka të paimagjinueshme të hapë një front tjetër në Kosovë, pasi do të përballet direkt me NATO-n. Në moment që NATO vendos të angazhohet ushtarakisht në Ukrainë, asaj nuk do i mbesin forca, madje do heqë edhe ato që janë në Kosovë, ndaj Kosova do të mbetet e pambrojtur. Në këtë moment Serbia mund të sulmojë veriun në Kosovë. Për këtë i duhen armatime. Armiku i vetëm i Serbisë janë shqiptarët, përfshirë edhe Shqipërinë.
Për këtë arsye Serbia na shikon të gjithëve ne shqiptarët si një rrezik Netanyahu pretendon sërish se SHBA-ja po vonon dërgesat e armëve. Për këtë arsye po armatoset, ndërsa ne nuk po armatosemi njësoj si Serbia. Ajo ka stoqe të saj, pasi gjatë luftës në Kosovë nuk humbi shumë armatime. Ajo ka diversifikuar prodhimet e saj ushtarake në bazë të nevojave që ka tregu i sotëm. Ajo ka stoqe dhe vazhdon të blejë nga vende të ndryshme, blen edhe armatime të përdorura. Ajo ka si qëllim pasurimin dhe shtimin e armatimit, ata po blejnë armë ku të munden. Ndërsa ne jemi të limituar. Kosova nuk mund të blejë asnjë armatim pa miratimin e komandës së KFOR-i”,-tha Goxhaj.
Gara për Prishtinën, Përparim Rama zbulon projektin ambicioz
Rusia kërcënon Europën/ Deputetja ukrainase: Ja plani që ka Putin për luftën
Më i votuari në listën e hapur të PS, Gonxhja: S’u kam shkuar njerëzve nëpër shtëpi
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)