Orban kritikon Brukselin: Në Parlamentin Evropian mbizotëron ‘hungarofobia’

23 Qershor 2024 | 16:12

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban akuzoi liderin e grupit të mazhorancës në Parlamentin Evropian për qasje anti-hungareze. Orban e cilësoi Manfred Veber, një politikan gjerman dhe kryetar i Partisë Popullore Evropiane si “hungarofob”.

“Për sa kohë Manfred Veber do të udhëheqë Partinë Popullore në Bruksel nuk do të ketë rëndësi se çfarë do të thonë partitë e tjera që i përkasin grupimit të saj. Gjithçka është një shfaqje. Manfred Veber ka vetëm një qëllim në zemrën e tij dhe ai është të dëmtojë Hungarinë”, tha Orban.

Këto sulme vijnë pasi PPE së fundmi hapi dyert për kundërshtarin politik të Orban, Peter Magiar dhe partinë e tij TISZA. Ndërsa partia Fidesz e Orban braktisi grupin e PPE-së në vitin 2021, pas një votimi që i hapi rrugë pezullimit, ose dëbimit të saj nga grupi euro-parlamentar.

“U kujtoj të gjithëve se Von der Leyen fitoi votëbesimin e parlamentit me 13 vota, 9 prej të cilave ishin tonat. Ndaj, qëndrimi i partisë Fidesz sa i takon personit që do të ishte president i Komisionit ishte vendimtar. Natyrisht edhe me Von der Leyen ka probleme, por sikurse e thashë, ajo është vetëm një shërbëtore krahasuar me hungarofobinë nga e cila vuan zoti Veber”, u shpreh Orban.

Partia hungareze e Qendrës, Tisza, e drejtuar nga Magiar, fitoi 7 nga 21 vendet e Hungarisë në Parlamentin Evropian, duke mundur partinë e Orban dhe aleatët kristian-demokratë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve

Aeroportet e Romës do të duhet të pezullojnë sistemin e ri dixhital të kufijve të BE-së për qytetarët jo-BE për të shmangur një “katastrofë” gjatë...
12:48 | 25/06/2026

Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit

Të paktën 212 vdekje të regjistruara midis të dielës dhe të mërkurës mund t’i atribuohen valës së të nxehtit që ka goditur Spanjën këto ditë,...
12:00 | 25/06/2026

Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha të enjten se marina e franceze ka kapur një anije cisternë nafte ndërsa ajo po kalonte pranë bregut të...
12:00 | 25/06/2026