Nesër sfida me Spanjën, Gjimshiti: Asgjë nuk është e pamundur, do bëjmë maksimumin
Kapiteni i Kombëtares shqiptare të futbollit, Berat Gjimshiti në konferencën për shtyp krah trajnerit Silvinjo në prag të ndeshjes vendimtare për kalimin e raundit në Euro2024, atë ndaj Spanjës u shpreh se skuadra është ende në garë për kualifikimin dhe se në ndeshjen e nesërme ndaj Spanjës do të bëjnë maksimumin.
Gjimshiti theksoi se ekipi është gati për sfidën e nesërm dhe se ende kemi mundësi për të kaluar grupin.
“Besoj që të gjithë çunat janë gati për këtë sfidë nesër, kemi ende mundësi për të kaluar grupin, të provojmë ta bezdisim Spanjën. Nuk ndikon aspak formacioni i dytë e dimë kë kemi përballë dhe kjo është gjëja me e rëndësishme, nuk e besojmë që do të luajnë me ekipin e dytë. Duhet të fokusohemi në ndeshjen e nesërme, Daku ka bërë një gabim por kërkoi falje. Do kemi një kundërshtar të vështirë dhe kjo është ajo për të cilën duhet të fokusohemi. Asgjë nuk është e pamundur në jetë, por do të jetë ndeshje e vështirë, duhet të tregojmë pse jemi këtu, dhe do tentojmë të bëjmë më të mirën nesër”, tha Gjimshiti
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:18 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec