Nga tharja e gojës te zbardhja e gjuhës, mjeku tregon shenjat e dëmtimit të mëlçisë
Mjeku nutricionist Luçiano Bardhi ka treguar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews disa nga shenjat e mosfunksionimit normal të mëlçisë.
Bardhi tha se nga mosfunskionimi i mëlçisë gjuha bëhet e bardhë, goja qëndron e thatë, lëkura qëndron e thatë dhe thonjtë thyhen shpejt.
Ai shtoi gjithashtu se mosfunksionimi normal i mëlçisë nuk jep dhimbje në fillim.
“Mëlçia ka disa hapa, është ajo që quhet pjesa e një faze ku manifestohet. Sepse mëlçia nuk jep dhimbje në fillim. Shenja mund të japë, jep një lëkurë të thatë, buzët qëndrojnë të thata, goja qëndron e thatë, thatësira e gojës është e vazhdueshme, gjuha bëhet e bardhë.
Sepse nga mosfunksionimi i duhur i mëlçisë bëhet edhe toksiciteti, reduktimi i zinkut, ulja e mineraleve, reduktimi i lëngjeve të pankreasit, thonjtë thyhen shpejt, lëkura thahet. Anash thonjve formohen acarime të lëkurës”, tha Bardhi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta