Gjendet i vrarë me thikë i mituri shqiptar në Itali, hetimet e para

24 Qershor 2024 | 13:52

Një 17-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në një park në Pescara Itali, me plagë të shumta thike në trup.

Mediat italiane shkruajnë se viktima nuk kishte me vete dokumente. Prokurori i gjykatës për të mitur në L’Aquila, David Mancini, konfirmoi se bëhej fjalë për vrasje.

Sipas informacioneve fillestare, ekipet e shpëtimit 118 kanë marrë një telefonatë rreth orës 21:00 të së dielës në mbrëmje: djali me origjinë shqiptare është gjetur me fytyrën të kthyer në tokë. Aktualisht pista kryesore e hetimit është ajo e drogës. Vrasja duket se ka ndodhur në kulmin e një debati.

Të arrestuar janë dy djem: dy të mitur, njëri nga të dy është djali i një komandanti policie të stacionit lokal, tjetri djali i një avokati të njohur nga Pescara. Dy të miturit ndodhen në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Goditja me thikë mendohet se ka ardhur pas një debati, por mbetet ende për t’u vlerësuar se cila ishte arsyeja që shkaktoi, edhe pse hipotezat e para dyshohet se konflikti ka ndodhur për një borxh prej disa qindra eurosh të lidhura me tregtimin e drogës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026