Përçahet grupi i famshëm i muzikës ABBA

24 Qershor 2024 | 17:56

Anëtari i grupit, Björn Ulvaeus, (Bjon Ulvius) ka deklaruar se ABBA mund të mos dalë më kurrë së bashku në publik.

Në një podcast, Ulvaeus zbuloi se shfaqja e fundit e ikonave të pop-it së bashku për titullin e tyre të kalorësisë suedeze mund të ketë qenë takimi i tyre i fundit publik.

Grupi mori Urdhrin Mbretëror Vasa nga Mbreti Carl XVI Gustaf i familjes mbretërore suedeze për kontributin e tyre në muzikë muajin e kaluar.

Ulvaeus zbuloi se ai dhe shokët e tij të grupit e kishin kuptuar se mund të kishte qenë “rasti i fundit” që të katër anëtarët do të ishin bashkë në publik.

“Ne qëndruam aty të qetë, duke e pranuar nga dora e mbretit dhe ai tha disa fjalë, ishte një ceremoni shumë e qetë dhe shumë elegante. Sigurisht që të katër ishim atje.”- u shpreh ai.

Kur Ulvaeus pyet nëse grupi takohet shpesh me njëri-tjetrin, ai u përgjigj se në publik shihen shumë rrallë.

Grupi ka përqafuar mundësitë teknike të turneut pa u shfaqur vetë në skenë përmes koncerteve të tyre holografike, pas albumit të tyre të vitit 2021 ‘Voyage‘ (Voiegj) – i pari që nga viti 1981.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026