Kuqezinjtë marshojnë në Dyseldorf, pankarta ngacmuese ndaj Spanjës:Pilaf me grosh…

24 Qershor 2024 | 18:47

Vetëm pak orë na ndajnë nga ndeshja që do të vendosë vazhdimin e garës për Shqipërinë në Euro2024 dhe Dyseldorfi është veshur kuqezi.

Mbi 30 mijë tifozë kuqezi do të jenë të pranishëm në tribunat e impiantit të Dyseldorfi, ndërsa rrugët e qytetit janë pushtuar po ashtu nga tifozët e Kombëtares.

Tifozët kanë nisur marshimin drejt stadiumit të Merkur Spiel-Arena.

Dhe një herë tjetër tifozët kuqezi janë bënë viral në rrjetet sociale për pankartat humoristike që u drejtohen kundërshtarëve “Pilaf me grosh> Pella”.

Më herët në ndeshjen Shqipëri- Itali përsëri tifozët kuqezinj u bënë viral në rrjet për shkak të një video ku thyenin makaronat përball tifozëve italianë.

Në këtë Euro2024 tifozët Shqiptarë pushtuan rrjetin për numrin e madh dhe marrëdhëniet e mira që patën me tifozët kundërshtarë.

Ndeshja Shqipëri- Spanjë është ndeshja e fundit e grupit B për kombëtaren në fazën e parë.

Gjithashtu në orën 21.00 do të luhet dhe ndeshja Itali- Kroaci. Të dyja ndeshjet janë vendimtare për kualifikimin e4 skuadrës së dytë në Kampionatin Europian, pasi Spanja e ka kaluar tashmë grupin.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026