Dënimi me burg i Belerit, reagon ambasadorja greke: Të lejohet të marrë pjesë në PE

25 Qershor 2024 | 13:37

Ambasadorja greke, Konstantina Kamitsi shprehu zhgënjimin pas vendimit të formës së prerë të Apelit të Posaçëm që e dënoi Fredi Belerin me 2 vjet burg për korrupsion në zgjedhje.

Në një prononcim për mediat shqiptare dhe ato greke ajo tha se tashmë që Beleri është zgjedhur eurodeputet duhet t’i jepet mundësia të marrë pjesë në seancën e parë që do të mbahet në korrik.

“Për fat të keq shumë aspekte të kësaj çështjeje ngrenë pikëpyetje për objektivitetin e procesit, është shkelur prezumimi i pafajësisë… Zoti Beleri tashmë zyrtarisht është anëtar i zgjedhur i Parlamentit Europian.

Është pjesë e shtetit të së drejtës që eurodeputetët e zgjedhur të kenë mundësinë të paraqiten personalisht në të gjitha punimet e Parlamentit Europian duke filluar nga seanca plenare e korrikut që vjen”, – tha ambasadorja greke.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026