Konstituohet nesër Komisioni i Posaçëm për Dezinformimin, opozita nuk merr pjesë
Ditën e nesërme pritet të konstituohet Komisioni i Posaçëm për Dezinformimin në Kuvend.
Sipas burimeve për Euronews Albania, bëhet me dije se opozita nuk do të marrë pjesë në këtë proces.
Ky komision pritet të ketë si qëllim për të mbikëqyrur veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit.
Kryetari i këtij Komisioni është zgjedhur Erion Braçe, ndërsa anëtarë të tjerë nga ana e PS do të jenë: Bledi Çuçi, Mimi Kodheli, Pandeli Majko, Eslemvera Zake Dhe Etilda Gjonaj.
Njoftimi:
Komisioni Posaçëm “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”
– Vendndodhja:Salla “Pjetër Arbnori”
– Ora:09:00
- Konstituimi i Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”.
- Njohja me aktet që rregullojnë ngritjen dhe funksionimin e komisionit të posaçëm:
Vendim nr. 40, datë 11.04.2024, i Kuvendit “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”.
Vendim nr. 52/2024, datë 06.06.2024, i Kuvendit “Për miratimin e përbërjes së Komisionit të Posaçëm të Kuvendit, ngritur me Vendimin nr. 40/2024, “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të mbikëqyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit””.
Urdhër nr. 350, datë 24.06.2024, i Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, “Për ngritjen e njësisë mbështetëse pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”.
- Shqyrtimi dhe miratimi i Projektvendimit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar, “Për përfaqësimin e institucioneve të administratës publike, institucioneve të pavarura, si dhe agjencive ekzekutive ligjzbatuese, me përfaqësues/ekspertë me përvojë në fushat përkatëse, në përmbushje të qëllimit, objektit dhe fushëveprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar”.
- Shqyrtimi dhe miratimi i Projektvendimit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar, “Për ftesë publike për bashkëpunim dhe ekspertizë nga SHBA-ja, BE-ja, NATO-ja dhe vende të tjera të interesuara, si dhe ekspertë vendas dhe/ose të SHBA-së, BE-së, NATO-s, me përvojë në fushat përkatëse, në përmbushje të qëllimit, objektit dhe fushëveprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar”.
- Shqyrtimi dhe miratimi i Projektvendimit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar, “Për ftesë publike drejtuar organizatave të shoqërisë civile, instituteve, botës akademike vendase apo të huaj, për bashkëpunim dhe ekspertizë sipas qëllimit, objektit dhe fushëveprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar”.
- Shqyrtimi dhe miratimi i Projektvendimit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar, “Për ftesë publike drejtuar organeve të medias audiovizive, medias së shkruar dhe asaj elektronike, për të kontribuar në përmbushje të qëllimit, objektit dhe fushëveprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar”.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në