Strehimi dhe kostoja e jetesës në Britani, në fokus të zgjedhjeve të ardhshme

25 Qershor 2024 | 19:01

Kriza e strehimit në Mbretërinë e Bashkuar pritet të jetë një nga çështjet kyçe në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, teksa rritja e qirave dhe çmimet e larta po i bëjnë njerëzit të pastrehë. Studimet e fundit tregojnë se mbi 300 mijë persona në Britani nuk kanë rezidencë të qëndrueshme.

Sinkron Nick Bradshaw, menaxher qendre të pastrehësh:

“Në 6 muajt e fundit kemi parë një rritje me 40 deri në 50 për qind të njerëzve që vijnë tek ne për mbështetje. Është një rritje e madhe dhe po shohim gjithnjë e më shumë të rritur, të moshave 60, 70, apo 80 vjeç, që nuk kanë një akomodim të sigurt, që jetojnë në lëvizshmëri”.

Mungesa e shtëpive të përballueshme përkon me krizën e fortë të kostos së jetesës në Britani, ku ushqimi dhe faturat e energjisë kushtojnë më shumë se para pandemisë.

Dhe ndërsa pagat kanë nisur të rriten, hipotekat dhe qiratë kanë arritur pikun bashkë me normat e interesit, duke cënuar të ardhurat familjare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026