Parandalohet krimi në Lezhë, arrestohet 37-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë
Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e në Lezhë, pasi dhunonte bashkëjetuesen e tij dhe mbante në banesë armë zjarri dhe fenelina si të Policisë.
Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se ndërhyrja erdhi pas denoncimit të bashkëjetueses së 37-vjeçarit.
Nga kontrollet në banesën e shtetasit të arrestuar, janë gjetur 1 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak dhe fenelina si të Policisë.
Njoftimi i Policisë:
Lezhë/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandalon ngjarje të mundshme kriminale në një familje.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Poseduesi”.
Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe 173 fishekë të tij, si dhe 2 fenelina si të Policisë.
Dhunoi bashkëjetuesen, si dhe mbante në banesë, pa leje, armë zjarri dhe fenelina si të Policisë, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari.
Menjëherë pas kallëzimit të një shtetaseje, se dhunohej nga bashkëjetuesi i saj, Komisariati i Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Poseduesi”, kanë mundësuar kapjen dhe vënien në pranga të autorit të këtij rasti, shtetasit A. S., 37 vjeç.
Në vijim të veprimeve policore për këtë rast, është kryer kontroll në banesën e shtetasit të arrestuar, ku janë gjetur 1 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak dhe fenelina si të Policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar