Debati Presidencial në SHBA/ Gazetari: Pikat ku do ‘përplasen’ Biden dhe Trump
Këtë të enjte në SHBA zhvillohet debati i parë mes kandidatëve për President Joe Biden dhe Donald Trump. Organizatorët kanë publikuar rregullat për të dy kandidatët.
Debati i së enjtes mes presidentit Joe Biden dhe kandidati republikan Donald Trump pritet të përcaktojë dhe fushatën e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë. Gjithë vëmendja e opinionit në SHBA dhe ekspertëve të fushatave është në mënyrën sesi dy politikanët do të dalin nga kjo përballje. Një performancë e dobët për këdo prej kandidatëve, mund të vulosë dhe fatin e zgjedhjeve në nëntor të këtij viti.
Për të analizuar më gjatë se çfarë pritet të ndodh ditën e nesërme Gazetari Romario Xhemali tregon 5 pikat kyçe që publiku do të fokusohet gjatë debatit.
1- Gjendja mendore e kandidatëve
Biden, 81 vjeç dhe Trump, 78 vjeç, janë dy kandidatët më të vjetër që kanë kandiduar ndonjëherë për presidencën amerikane. Të dy përballen me pyetje në lidhje me aftësinë e tyre për të shërbyer si President.
Sondazhet tregojnë se mosha e Biden dhe aftësitë mendore dhe fizike janë ndër shqetësimet kryesore për votuesit. Kritikët thonë se ai po ngadalësohet dhe tregojnë për një sërë gabimesh verbale gjatë mandatit të tij. Trump gjithashtu e ka tallur vazhdimisht Bidenin, duke e quajtur atë “Joe i përgjumur”.

2-Testi i temperamentit
Si Biden ashtu edhe Trump njihen për temperamentin dhe padurimin e tyre. Trump mund të përdorë djalin e Biden, Hunterin, për të nervozuar presidentin.
Hunter u dënua muajin e fundit për mashtrim, pasi deklaroi se kur ka blerë një armë nuk kishte konsumuar drogë. Teksa Biden është mësuar me sulme të tilla, shikuesit do të shohin nëse ai mund të ruajë qetësinë në këtë pikë. Trump gjithashtu duhet të jetë i kujdesshëm dhe jo agresiv dhe jo i pasjellshëm.

3- Dezinformata gjatë debatit
Debati ka të ngjarë të shfaqë më shumë se një pretendim të rremë nga secili prej tyre,
Detyra e verifikimit të fakteve do t’u lihet ndihmësve të fushatës së kandidatëve presidencialë, të cilët mund të dërgojnë shpejt deklarata që sfidojnë pohimet e kundërshtarit. Agjencite lajmeve gjithashtu do të bëjnë të njëjtën gjë.

4- Vendosja e narrativës së duhur
Të dy kandidatët ka të ngjarë të kenë disa pika kyçe me të cilat do të përpiqen të godasin kundërshtarin e tyre.
Për Biden, do të ketë një tundim të fortë për t’u mbështetur në dënimin e fundit të Trump në Nju Jork. Por kjo vjen me një rrezik, pasi Trump ka pohuar vazhdimisht (dhe pa prova) se ai është viktimë e persekutimit politik të Biden. Ekspertët thonë se kandidatët duhet të theksojnë çështjet e votuesve dhe jo njëri-tjetrin, për të treguar se janë në sinkron me elektoratin. Për Biden, do të jetë vendimtare që të mos mburret shumë me arritjet e tij në lidhje me ekonominë dhe koston e jetesës.

5-Ballafaqimi pa audiencë
Në debatin presidencial nuk do të ketë audiencë në studio, dhe rrjedhimisht, asnjë reagim në kohë reale.
Kjo mund të përbëje problem për të dy kandidatët, por ndoshta veçanërisht për Trumpin, i cili merr energji nga një turmë e zhurmshme. Një tjetër rrezik është se mikrofoni i një kandidati do të fiket për të parandaluar ndërprerjet kur tjetri po flet. Trump mund të vendosë ta ndërpresë gjithsesi, duke rrezikuar. Një çelës për suksesin e debatit mund të jetë se cili kandidat e bën formatin të funksionojë më mirë duke u lidhur kryesisht me shikuesit në shtëpi. Debati do të zgjasë 90 minuta dhe do të ndikojë direkt të votuesit

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve