“Të tre fituan sot nga takimi” Mulaj: Vuçiç, ujk i veshur si qingj
Gazetraja Esmeralda Mulaj e ftuar në Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania tha se të tre politikanët fituan sot nga takimi trepalësh.
Sipas saj Vucic shfaqi dhe një herë propagandën ndërsa Kurti i bëri me dije qytetarëve që ai nuk do të bashkëpunojë me Vucic.
“Kam përshtypjen që të tre fituan sot. Fitoj Borrall sepse po ikën nga detyra dhe sot thotë ja i bashkova dhe një herë palët në Bruksel, prej kohësh nuk diskutonin. Fitoj Vucic sepse dhe një herë shfaqi propagandën e tij se dhe një herë ai do jetë gati për diskutim, pra atë lëkuren e qingjit veshur tek ujku. Kurti nga ana tjetër ju tha të vetëve që unë nuk bëj kompromis, është e mbyllur, unë nuk ulem me Vucic” tha Mulaj.
Sipas saj ajo çfarë ka ndikuar që takimi të mos zhvillohej është fakti që një ditë më parë u zgjodhën emrat e komisionit Evropian.
“Sa i përket takimit trepalësh unë mendoj që ata kanë rënë dakord, por fakti që dje u lajmëruan se është rënë dakord për emrat e rinj që do të përfaqësojnë Komisionin Evropian, mendoj kjo e ka tërhequr Kurtin” tha ajo.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në