Merr flakë në lëvizje makina në Berat, zjarrfikësja shpëton shoferin
26 Qershor 2024 |
22:49
Një makinë tip Skoda është përfshirë nga flakët pranë Stadiumit të vjetër, në lagjen “30-Vjetori” në Berat. Fillimisht është dëgjuar një shpërthim i vogël dhe më pas makina ka marrë flakë.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse, që fillimisht bën të mundur nxjerrjen pa lëndime nga mjeti të drejtuesit të tij, shtetasit Marsel Hoxha dhe më pas kanë neutralizuar dhe fikur zjarrin, duke mos lejuar përhapjen më tej të flakëve.
Burimet zjarrfikëse në vendngjarje kanë konfirmuar se shkak për zjarrin dyshohet se është bërë rrjedhja e gazit të makinës. Si pasojë e zjarrit është dëmtuar tërësisht pjesa e përparme e mjetit. Në vendngjarje kanë shkuar edhe forca policie, që po kryejnë edhe hetimet në lidhje me ngjarjen.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor