Kuvendi 1 minutë heshtje për gjenocidin e Çamërisë, Idrizi: 80 vjet nga masakra
Kuvendi i Shqipërisë nisi këtë të enjte me një minutë heshtje për gjenocidin e shqiptarëve të Çamërisë. 27 qershori përkon me 80 vjetorin e gjenocidit.
Deputeti Shpëtim Idrizi mori fjalën për të kujtuar dhe një herë gjenocidin grek suke thënë se masakrat ndaj të parëve tanë nuk do të harrohen ndonjëherë.
Gjithashtu ai tha se popullit grek duhet ti vijë turp për politikat e tyre dhe për faktin që se morri kurrë përsipër gjenocidin.
Ketë vit u mbushën 80 vjet nga qershori i egër i vitit 1944 kur u masakruan dhe u shpërngulen shqiptaret e Çamërisë, nja nga spastrimet më të egra. Shumë thonë që kanë kaluar shumë vite, por unë dhe koleget e mi deputet jemi këtu për të thënë që memoria e një kombi është më e madhe se e një njeriu. Masakrat ndaj të parëve tanë, ne nuk i harrojmë, por i kujtojmë. Ne nuk fajësomë sot popullin grek, por politikën e kohës dhe se politika nuk morri kurrë përsipër politikën e të parëve të tyre. Duhet ti vij turp që një popull Evropian që nuk flet dhe e injoron ekzistencën e shqiptarëve të Çamërisë”
LEXO GJITHASHTU:
Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit
INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar