“Kam pirë heroinë 10 vjet”- Rrëfimi i 35-vjeçarit nga Korça që trajtohet me metadon

27 Qershor 2024 | 18:31

Nga Maliqi i Korçës vjen historia e një 35-vjeçari që për vite me radhë ishte konsumator i rregullt i heroinës.

Ai tregon se si e filloi dhe cilat janë pasojat e përdorimit të drogës. Ndërkohë që në qendrat e trajtimit të personave që marrin metadon janë rritur kërkesat, duke shkuar në 90 kërkesa në ditë.

“E nisa me hashash, rashe me shokë që pinim heroinë, e provova njëherë e me pas ma kërkonte trupi. Që në 2005 deri në 2015 e kam pirë rregullisht. Pasoja shkakton sherre, nuk je ne gjendje për asgjë. Nuk je për veten tende pale për nënë e baba. Kam shkatërruar shtëpinë, leket, bagëtitë i shita, vetëm për drogën”, tha përdoruesi i drogës në Maliq.

Ai tregoi në rrëfimin e tij se për 10 vite me radhë nuk e ndërpreu asnjë ditë marrjen e dozës së heroinës, e cila i shkatërroi jetën. Sot në moshën 35 vjeçare, ai është përdorues metadoni, pasi është e vetmja mënyrë që mund ta mbajë larg drogës.

“Sot kam hequr dorë kam 6 vite që marr metadon. Nuk kthehem mbrapsht, e di çfarë pasoja ka, nuk kthehem më mbrapsht. Po ta mallkosh dikë, thuaji fillo heroinën. Mbaron njeriu. Kur shoh të rinj me dridhet trupi se unë i njoh nga ecja, në qëndrim, me dridhet mishi. Largohem, iki. Pi metadon se po mos Pija metadon do futesha prap në atë rrugë. Mesazhi im është i lutem te largohen nga drogerat e marrin në qafë familjen”, tha ai më tej.

Pranë qendrës së trajtimit të personave që marrin metadon, numri është në rritje. Këtë e thekson vetë punonjësja e kësaj qendre në Korçe, e cila thekson faktin se vitet e fundit janë rritur përdoruesit, kryesisht në zonat rurale.

“Ka dhe nga zonat urbane e rurale por me të shumtit janë nga zonat rurale, nga fshatrat ku përfshihet e Pogradeci. Ka raste të shtuara nga zonat rurale, ka persona që janë rikthyer, dalin nga burgu e kthehen. Çdo ditë vijnë rreth 85-90 persona”, tha Marinela Fustanja, punonjëse pranë qendrës së trajtimit.

Vetëm në 4 muajt e fundit drejtoria e Policisë së Korçës ka ndërmarrë 3 operacione antidrogë ku janë arrestuar mbi 200 shpërndarës e konsumatorë të drograve të lehta e të forta.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026