Mjeku: Nuk mbaj “whatsapp”, pacienti më çoi 18 analiza me sms…

28 Qershor 2024 | 08:46

Hematologu, Sotiraq Lako ishte këtë të premte në “Good Morning Albanians”, për të folur rreth një statusi të tijin në Facebook ku tha se për mjekët është shumë e vështirë që analizat e pacientëve ti lexojnë nëpërmjet telefonave dhe mesazheve në rrjetet sociale. Ai tha se ka filluar të mos e hap më whats app-in pasi shumë pacientë mund t’i dërgojnë analiza pa fund.

Ai tregoi një rast ku një pacient i ka dërguar 18 dokumente për të kontrolluar analiza. Sipas mjekut, ndonjëherë pacientët e nisin edhe nga dy herë të njëjtën analizë, pasi nuk i kushtojnë shumë rëndësi materialit që dërgojnë, ndërsa ai si mjek duhet ti kontrollojë të gjitha.

“Me anë të celularit është shumë e lehtë të dërgosh një analizë, ndërsa je në kafe a duke ngrënë drekë, thonë ja t’ia dërgoj njëherë mjekut. Por për ne është përgjegjësi, pasi edhe ajo analizë që vjen nga një njeri që ne se njohim, duhet ta analizojmë siç duhet. Unë what’s app-in e mbaj të mbyllur se kushedi sa analiza më vijnë. Mua njëri më dërgoi 18 analiza. Ata as nuk i kontrollojnë i nisin nga 2-3 herë, unë duhet t’i hap të gjitha”,-tha mjeku.

Më poshtë mund të lexoni statusin e mjekut:

Të nderuar, ne përpiqemi t’ju ndihmojmë sa mundemi me shkrimet tona, me përgjigjet në telefon, SMS, e-mail, messenger, whatspp, por të gjitha këto opsione virtuale, janë shumë të vështira për ne. Është shumë stresuese kur dëgjon tingullin e SMS, Messenger, whats app, që nuk pushon asnjëherë. Ne nuk mund të lexojmë të gjitha analizat që ju keni, të gjitha ekzaminimet. Janë të lehta për t’u nisur, por ato duhen hapur, duhen zmadhuar, duhen lexuar, duhet të kthesh përgjigje, duhet të kthesh përgjigje pas çdo pyetje plus. Vihemi në pozitë, sepse mjekësia është ndjenje. Mund t’ju japim disa orientime, por e kemi të pamundur t’ju mjekojmë siç duhet. Kjo nuk është mire për ju dhe as për ne. Mjekimi është përgjegjësi.

Është shume e rëndësishme te kesh pacientin përballe, te marrësh anamnezën e duhur, te kesh analizat dhe ekzaminimet te printuara. Bën më pak gabime në lexim dhe interpretim. Dhënia e mjekimit është instinkt, ajo ndryshohet disa here ne mendje gjate bisedës me pacientin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024