Gjirokastër regjistrohen zjarre problematikë në Prongji dhe Kordhocë
Dy vatra zjarri problematike u regjistruan gjatë ditës së premte në zonën e Gjirokastrës. Megjithëse flakët u shfaqën në shkurre dhe kullota sërish është dashur ndërhyrja e Shërbimit Zjarrfikës për shuarjen e tyre dhe evitimin e rrezikut për banorët.
Fillimisht një zjarr problematik përfshiu një sipërfaqe kullote në kodrat e fshatit Prongji. Menjëherë në vendngjarje u nis një automjet zjarrfikës me 6 efektivë. Në mbështetje të zjarrfikësve u vendosën edhe strukturat e bashkisë dhe banorë të zonës duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Vatra e dytë e zjarrit u regjistrua në zonën e Kordhoces, Lazarat. Flakët përfshinë një sipërfaqe me shkurre dhe të ndihmuara nga era rrezikonin banesat. Ndërhyrja e strukturave të emergjencave bëri të mundur shuarjen e zjarrit dhe evitimin e dëmeve për banorët.
LEXONI GJITHASHTU:
Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërime të reja në disa qarqe
GJKKO shpall të pafajshme kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi
Një grup protestuesish mblidhen jashtë ambienteve të SPAK-ut, dorëzojnë “librin” ‘The Albanian Files’
- 11:28 Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërime të reja në disa qarqe
- 11:13 Louis J. Crishock emërohet Përfaqësues i Lartë në Detyrë për Bosnjë dhe Hercegovinën
- 10:56 Në Paris prezantohet vizioni i Kosovës për Lojërat Mesdhetare 2030
- 10:54 GJKKO shpall të pafajshme kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi
- 10:53 Inteligjenca gjermane: Irani po spiunon aktivistët opozitarë
- 10:41 Një grup protestuesish mblidhen jashtë ambienteve të SPAK-ut, dorëzojnë “librin” ‘The Albanian Files’