“90% të zjarreve vijnë nga bombulat e gazit”, Goxhaj: Mos përdorini ato të kampingut

27 Qershor 2024 | 08:24

Drejtori i shërbimit zjarrfikës Shkëlqim Goxhaj, i ftuar në Euronews Albania tha se shumica e zjarreve në kryeqytet ndodhin për shkak të shpërthimit të bombolave të gazit.

Goxhaj shpjegoi se shumë familje përdorin bombolat e kampingut gjatë për përdorim të përditshëm. Këto bombula sipas tij nuk janë krijuar që të përdoren për një kohë të gjatë ose ripërdoren.

“Në zonën e Tiranës, trendi i rasteve është i njëjtë gjatë gjithë vitit. Vetëm ditën e pardjeshme kemi pasur dy raste. Pavarësisht thirrjeve tona të herë pas hershme që bombolat e kampingut nuk duhet të përdoren në banesë qytetarët vazhdojnë ti përdorin në banesa. Janë difektoze, ato që janë portokalli janë bombula kampingu që qytetari duhet ta përdori shumë pak jo gjatë gjithë kohës dhe të rimbushet. Bombolat që duhet të përdorin qytetarët janë ato standardet 20 kg” tha Goxhaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është aktive këtë të martë në Novoselë. Zjarri ka rënë në një hapësirë me shkurre, barishte por edhe ullinj. Sipas informacioneve...
15:17 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës

Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është shkarkuar nga detyra dhe është kallëzuar në Prokurori pas një kontrolli të zhvilluar në...
13:46 | 14/07/2026