Gazetarja: Nëse futen ushqime nga jashtë në burgut, mund të futen dhe armë
Disa të burgosur të burgut të sigurisë së lartë në Peqin janë futur në grevë urie. Bëhet fjalë për të dënuarit në regjimin BIS. Prej 3-4 ditësh ata refuzojnë ushqimin dhe kanë ngritur disa kërkesa.
Për këtë temë u diskutuar këtë të premte në “Good Morning Albanians”.
Gazetarja e Euronews Albania, Edlira Xheri, tha se një arsye se përse në burgun e sigurisë së lartë në Peqin është ndaluar futja e ushqimeve nga jashtë, është edhe vrasja e ndodhur në këtë burg ku Sokol Mjacaj ekzekutoi Arben Lleshin.
“Në momentin ku burgu i sigurisë së lartë në Peqin doli jashtë kontrollit madje ndodhi dhe vrasja, janë marrë masa strikte për të organizuar dhe njëherë të gjithë çorganizimin që ka pasur ky burg, duke menduar dhe faktin se ende nuk është gjetur se nga u fut arma e zjarrit. Mendohet se një nga pistat kryesore që diskutohet, është që mund të jetë futur edhe nga sende personale, apo ushqimet. Ndaj është edhe ky moslejim”, tha gazetarja.
Kërkesat e të burgosurve:
- Të lejohet futja e ushqimit nga familjarët.
- Të lejohet të blejnë ushqime.
- Të kenë ndriçim të hapur nga dritarja, jo me zgarë.
- Tu lejojen të gjitha kanalet TV pasi me vendim të AMA-s u lejohen vetëm 5 kanale televizive kryesisht programe edukuese
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë