Verstappen maksimizon dominimin austriak mbi Norris dhe Russell

29 Qershor 2024 | 18:00

Max Verstappen siguroi pole position numër 40-të të karrierës në “Austrian Grand Prix” pas një paraqitjeje komanduese në Provat zyrtare duke lënë pas me 4 të 10-at rivalin e zakonshëm, Lando Norris.

Pas xhiros së shpejtë që vendosi në fillimin e sesionit të 3’të kualifikues, ai e përmirësoi atë në përpjekjen e dytë për rekordin 1m 04”314. Norris mbërriti 0.404 pas tij i ndjekur nga George Russell në vendin e 3’të.

Ferrari dhe Carlos Sainz plotësuan radhën e 2-të të nisjes përpara Mercedes-t të Lewis Hamilton dhe makinës tjetër nga Scuderia dhe Charles Leclerc që doli nga pista në xhiron e fundit.

Oscar Piastri zbriti në vendin e 7-të për shkak të kalimit të limiteve të pistës. Sergio Perez e dërgoi në vendin e 8-të Red Bull-in e tij ndërsa Nico Hulkenberg që përfundoi i 9-ti me Haas do të jetë hetohet për dy incidente në pit lane. Zonën e pikëve e plotësoi Alpine me Esteban Ocon që bëri më mirë se Gasly pak ditë pas rinovimit shumëvjeçar të tij.

Fernando Alonso pati një të shtunë sfiduese që solli eliminimin e spanjollit në sesionin e dytë pasi nuk u përmirësua më shumë se vendi i 15-të dhe raportoi se ishte pranë përplasjes së Aston Martin. Kjo ështëradha e nisjes në “Austrian Grand Prix” që do të transmetohet në Euronews Albania dhe IN Radio, të dielën në orën 15:00…

  1. Verstappen (Red Bull) 1’04″314
  2. Norris (McLaren) 1’04″718
  3. Russell (Mercedes) 1’04″840
  4. Sainz (Ferrari) 1’04″851
  5. Hamilton (Mercedes) 1’04″903
  6. Leclerc (Ferrari) 1’05″044
  7. Piastri (McLaren) 1’05″048
  8. Perez (Red Bull) 1’05″202
  9. Hulkenberg (Haas) 1’05″385
  10. Ocon (Alpine) 1’05″883
  11. Ricciardo (RB) 1’05″289
  12. Magnussen (Haas) 1’05″347
  13. Gasly (RB) 1’05″359
  14. Tsunoda (RB) 1’05″412
  15. Alonso (Aston Martin) 1’05″639
  16. Albon (Williams) 1’05″736
  17. Stroll (Aston Martin) 1’05″819
  18. Bottas (Sauber) 1’05″847
  19. Sargeant (Williams) 1’05″856
  20. Zhou (Sauber) 1’06″061
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën

Maks Vershtapen duket se do të largohet në fund të sezonit nga Red Bull, me Aston Martin që ka gati ofertën. Holandezi dëshiron një aventurë...
17:10 | 18/04/2025

Norris fitoi garën, Mclaren, titullin

Lando Norris e mbylli vitin 2024 me klasin e fitores në “Abu Dhabi Grand Prix” pas një pilotimi dominues. Britaniku në këtë mënyrë siguroi një...
16:35 | 08/12/2024

Norris në pole, Mclaren drejt titullit

I fundit pole position i vitit 2024 në Formula 1 i përket Lando Norris. Anglezi vendosi kohën më të shpejtë në Abu Dhabi aty McLaren...
16:48 | 07/12/2024