Euro 2024, Zvicra siguron biletën për në çerekfinale, eliminohet Italia

29 Qershor 2024 | 20:09

Kombëtarja e Zvicrës ka siguruar biletën e parë drejt çerekfinales së Kampionatit Evropian Euro 2024, duke e eliminuar kampionin aktual të kësaj gare, Italinë.

Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në “Olympiastadion” të Berlinit, Zvicra e ka mposhtur Italinë me rezultat solid 2:0.

Golat e fitores për “Helvetikët” i shënuan Remo Freuler (minuta e 37’) dhe Ruben Vargas (minuta e 46’).

Granit Xhaka luajti gjatë gjithë ndeshjes me Italinë, ndërsa në stolin rezervë ishin futbollistët shqiptarë, Xherdan Shaqiri dhe Ardon Jashari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite

I ftuar në studion e lajmeve të Euronews, në një intervistë me gazetaren Eneklejda Mema, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, komentoi zhvillimet politike...
18:29 | 25/06/2026

Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset

Për të dytin vit radhazi, në kryeqytet u zhvillua Samiti për Inteligjencën Artificiale ndërsa zhvillimi i shpejtë i kësaj teknologjie, si dhe krijimi i një...
18:04 | 25/06/2026

“Ka njerëz gjallë atje”, dëshmitë rrëqethëse nga zonat e goditura nga tërmeti në Venezuelë

Shumë banorë e kaluan natën në rrugë ose duke kërkuar familjarët e tyre në Catia La Mar, në shtetin La Guaira, një nga zonat që...
16:14 | 25/06/2026