Shkodër| 9 zyrtarë nën hetim për legalizimin e objekteve në zonat e mbrojtura

30 Qershor 2024 | 11:04

Prokuroria në Gjykatën e Shkodrës ka dërguar në gjyq 9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’.

Zyrtarët e IMT-së, E.K. dhe M.H., akuzohen për mosndërmarje të masave ligjore për ndalimin e ndërtimit të paligjshëm në zonën e Shirokës, Shkodër, ndërsa zyrtarët e ASHK-së, A.D., B.L., E.B., F.T., I.SH., S.S. dhe B.K., për legalizimin e objekteve informale në kundërshtim me ligjin në të njëjtën zonë.

Hetimet kanë provuar se këta zyrtarë kanë vepruar në kundërshtim me detyrat e tyre, duke përfshirë edhe kallëzuesen S.K., ndërtuesen e një objekti të paligjshëm të dënuar me vendim të formës së prerë.

NJOFTIM:

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër dërgon në gjyq 9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për kryerjen e veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Punonjësit e IMT-së Bashkia Shkodër akuzohen se me veprimet dhe mosveprimet e tyre në kundërshtim me ligjin kanë lejuar ndërtimin në mënyrë të paligjshme të një objekti dy-katësh në zonën e Shirokës, Shkodër, duke mos e evidentuar dhe kallëzuar në prokurori, edhe pse provohet se kanë patur dijeni. Ndërsa punonjësit e ASHK-së Shkodër akuzohen se kanë mundësuar legalizimin e disa objekteve të ndërtuara pa leje në të njëjtën zonë, ku për shkak të statusit dhe mbrojtjes së veçantë, legalizimi i objekteve informale është i ndaluar me ligj.

Më konkretisht, ka rezultuar se shtetasja A.D., pasi ka konstatuar ndërtimin e paligjshëm të një objekti dy-katësh në zonën e Shirokës, Shkodër, i cili po ndërtohej nga shtetasja S.K., në një sipërfaqe toke të pretenduar si në pronësi të familjes së kallëzueses, ka kallëzuar në prokurori faktin se punonjësit e IMT-së Bashkia Shkodër, nuk kishin marrë masa për pengimin e ndërtimit edhe pse ishin njoftuar vazhdimisht prej saj.

Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimit penal nr.1179/2021, rezultoi se shtetasit E.K. dhe M.H., inspektorë pranë IMT-së Bashkia Shkodër, edhe pse ishin njoftuar për kryerjen e ndërtimit të paligjshëm dhe ishin ngarkuar për verifikimin e ankesave të kallëzueses, pasi kanë shkuar në terren, nuk e kanë evidentuar këtë fakt në një procesverbal konstatimi, duke raportuar se nuk ishte konstatuar asnjë ndërtim i ri, në një kohë kur nga këqyrja e bërë nga ana e policisë gjyqësore, është provuar ndërtimi i këtij objekti të ri. Madje, për ndërtimin e paligjshëm të këtij objekti është dënuar me vendim të formës së prerë edhe ndërtuesja e tij, shtetasja S.K.

Ndërkohë, pas hetimit lidhur me legalizimin e objektit informal të ndërtuar nga shtetasja S.K., si dhe pas thellimit të hetimeve edhe për 9 raste të tjera të legalizimit të objekteve informale po në zonën e Shirokës, Shkodër, ka rezultuar se procedura e legalizimit të tyre është kryer në kundërshtim me ligjin, pasi zona ku ndodhen objektet përkatëse është e mbrojtur me status të veçantë si rezervat natyror i menaxhuar, e për pasojë, legalizimi i tyre ka qenë i ndaluar. Lidhur me legalizimin në kundërshtim me ligjin të këtyre objekteve informale janë marrë të pandehur shtetasit A.D, B.L., E.B., F.T., I.SH., S.S. dhe B.K., me detyrë specialistë dhe përgjegjës të sektorit të legalizimeve pranë ASHK-së Shkodër në kohën e përfundimit të procedurave respektive.

LEXO GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë

Gjashtë funksionarë të shtetit janë vënë nën masa sigurimi me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, pasi dyshohen për përfshirje në një skemë abuzimi me fondet...
14:13 | 25/06/2026

U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij

Policia e Korçës këtë të enjte ka finalizuar një operacion ku ka vënë në pranga një 31-vjeçar ndërsa është proçeduar në gjendje të lirë kushëriri...
13:32 | 25/06/2026

Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

Është arrestuar në flagrancë këtë të enjte autori i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kavajë, ku pas një konflikti mes dy vëllezërve, njëri...
13:27 | 25/06/2026