Russell kthen Mercedes pas 33 garave në krye

1 Korrik 2024 | 17:39

Vërtetë përfituan nga drama e kryesuesve të garës deri në atë moment por George Russell Mercedes ishin ekzaktësisht aty ku duheshin për të fituar në Austri. Kthimi në vendin e 1’rë erdhi pas dështimit të Max Verstappen dhe Red Bull për të fituar në garën e shtëpisë për të parën herë nga viti 2020.

* Diferenca e Russell, 1.906s nga Oscar Piastri ishte dyta më e vogël këtë sezon (Verstappen fitoi në Imola me 0.725s).

* Ishte fitorja e dytë në karrierë për Russell.

* Mercedes nuk fitonte prej suksesit të Russell në “Sao Paulo Grand Prix” në vitin 2022, 33 gara të shkuara.

* Russell rregjistroi podiumin e 1’rë në “Red Bull Ring”.

* Mercedes është konstruktori i 4’rt që fiton këtë sezon.

* Piastri ishte renditur i dyti në dy gara të shkuara (Katar 2023 dhe Monaco 2024).

* Carlos Sainz u rendit i 3;ti për të 1’ën herë në 12 gara në “Red Bull Ring”.

* Vendi i 4’rt i Leëis Hamilton ishte renditja e 3’të rradhazi në top4 për Mercedes, gjë që nuk e kishte bërë asnjëherë në 8 garat e shkuara.

* Max Verstappen u rendit në vendin e 5’të pas 5 garave rradhazi në podium në “Red Bull Ring”.

* Verstappen kryesoi 62 nga 71 xhirot e garës së këtij viti në Austri.

* Nico Hulkenberg u rendit në vendin e 6’të me Haas për rezultatin më të mirë personal prej “Italian Grand Prix” në vitin 2019.

* Ishte gjithashtu rezultati më i mirë për Haas prej vendit të 6’të nga Mick Schumacher në të njëjtën garë në vitin 2022.

* Me Kevin Magnussen në vendin e 8, u kompletua rezultati më i mirë i dyfishtë për Haas prej garës së Austrisë në vitin 2022 (Schumacher i 6’ti dhe Magnussen i 8’ti).

* Hulkenberg u rendi në vendin e 6’të edhe në eventin Sprint në Austri, një vit më parë.

* Vendi i 7 për Red Bull të Sergio Perez ishte gara e 6’të rradhazi larg podiumit.

* Daniel Ricciardo në vendin e 9’të hyri për të dytën herë në zonën e pikëve për RB në 3 garat e fundit (u rendit i 8’ti në Kanada).

* Përpara tërheqjes së Lando Norris, McLaren ishte skuadra e vetme që nuk e kishte bërë dicka të tillë gjatë këtij viti.

* Pierre Gasly u rendit në vendin e 10’të duke e dërguar Alpine për të 4’ën garë rradhazi në zonën e pikëve – paraqitja më e mirë prej fillimit të vitit 2021.

* Ferrari dhe Charles Leclerc u renditën në vendin e 11’të duke mos marrë pikë për të 2’ën nga 3 garat e fundit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën

Maks Vershtapen duket se do të largohet në fund të sezonit nga Red Bull, me Aston Martin që ka gati ofertën. Holandezi dëshiron një aventurë...
17:10 | 18/04/2025

Norris fitoi garën, Mclaren, titullin

Lando Norris e mbylli vitin 2024 me klasin e fitores në “Abu Dhabi Grand Prix” pas një pilotimi dominues. Britaniku në këtë mënyrë siguroi një...
16:35 | 08/12/2024

Norris në pole, Mclaren drejt titullit

I fundit pole position i vitit 2024 në Formula 1 i përket Lando Norris. Anglezi vendosi kohën më të shpejtë në Abu Dhabi aty McLaren...
16:48 | 07/12/2024