Avioni nga Madridi devijon fluturimin pasi goditet nga turbulencat

2 Korrik 2024 | 09:34

Një fluturim që u godit nga turbulenca të forta, që shkaktuan lëndimin e 30 personave në bord, bëri ulje emergjente në Brazil.

Boeingu 787-9 i kompanisë Air Europa po fluturonte nga Madridi për në Montevideo, në kohën kur ndodhi incidenti në ajër, tha linja ajrore. Fluturimi UX045 u devijua në aeroportin e Natalit në Brazilin verilindor, ndërsa destinacion kishte kryeqytetin uruguaian, tha kompania spanjolle në X.

Ajo shtoi se pasagjerët që pësuan lëndime, “po merrnin vëmendje”.

Avioni, i cili kishte 325 pasagjerë në bord, u përplas me turbulencat mbi Atlantik, kur gati kishte arritur në bregun brazilian, tha një zëdhënës i Air Europas.

Avioni, pastaj, u ul normalisht dhe u prit nga autoambulancat. Zyrtarët e aeroportit thanë se disa pasagjerë kishin nevojë për ndihmë mjekësore dhe u dërguan në spitalin më të afërt.

Incidenti ndodh disa javë pasi një fluturim i kompanisë Singapore Airlines u godit nga turbulenca të rënda mbi Mianmar, duke shkaktuar vdekjen e një pasagjeri dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.

Turbulencat e forta janë të rralla, por studimet e fundit kanë treguar se ndryshimi i klimës mund ta rrisë rrezikun.

LEXONI GJTHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mamdani: Hebrenjtë janë shënjestër e më shumë se gjysmës së krimeve të urrejtjes në Nju Jork

Hebrenjtë ishin viktima të 55 për qind të të gjitha krimeve të konfirmuara të urrejtjes në New York City në gjysmën e parë të vitit...
07:34 | 03/07/2026

Medvedev: Finlanda do të jetë ndër objektivat e armëve bërthamore ruse

Zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, tha sot se Finlanda, pas heqjes së ndalimit për vendosjen e armëve bërthamore në territorin e...
07:33 | 03/07/2026

Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës

Një nga nismat kryesore të Donald Trumpit në fillim të mandatit të tij të dytë ishte përpjekja për të ndryshuar interpretimin e Amendamentit të 14-të...
22:21 | 02/07/2026