Greva në aeroportet evropiane, ndryshime në fluturime në korrik

2 Korrik 2024 | 16:45

Grevat janë të shpeshta në shërbimet e transportit në qytete të shumta evropiane.

Lufta për kushte më të mira pune si dhe paga më të larta janë kauzat për të cilat, sindikata të punonjësve të trenave, metrove dhe aeroporteve evropiane, bashkohen në greva të cilat, edhe pse të paralajmëruara, ndikojnë itinerarin e pushuesve dhe udhëtarëve të Kontinentit të Vjetër.

Përgjatë muajt korrik, aeroporte të ndryshme në Itali, Irlanda, Holandë dhe Britaninë e Madhe, kanë paralajmëruar greva të shumta.

Në Itali më datë 5 korrik, 7 aeroportet kryesore të vendit si Bologna, Milano, Roma dhe Venezia parashikojnë greva të cilat do të implikojnë ndryshime në biletat dhe oraret e fluturimeve.

Në Britani 300 punëtorë dhe pjesë të stafit të aeroportit të Gatwick, i cili mirëpret linja të shumta tranziti interkontinentale në Londër, do të jenë në grevë nga data 12 deri në 14 korrik si dhe 18 dhe 21 korrik.

Ngadalësim të check-in it si dhe shkurtime të stafit të disponueshëm për asistencë në fluturim për personat me aftësi të kufizuara, janë të parashikuara.

Më vonë në shtator, operatorët e metrove dhe autobusëve publik në Holandë lajmëruan për greva në qytetet e Amsterdamit, Hagës dhe Rotterdam.

Ndërkohë, qeveria franceze, nëpërmjet një vendimi më prill të këtij viti ka ndaluar greva në shërbimet e transportit për të shmangur pengesa gjatë zhvillimit të lojërave olimpike, të cilat do të jenë në Paris.

Grevat dhe protestat në transportin publik nuk janë të jashtëzakonshme në Evropë. Në një kohë kur këto koincidojnë me pushimet e verës, është gjithnjë e sugjeruar të kontrollohet bileta e fluturimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Britania e Madhe përjeton valën më ekstreme të të nxehtit, thyhen rekordet historike

Mbretëria e Bashkuar po përjeton një vit rekord për temperaturat ekstreme, pasi Zyra Meteorologjike regjistroi 35.2 gradë Celsius në Coton-in-Elms, në Derbyshire, temperatura më e...
09:04 | 11/07/2026

Dritarja e avionit shkëputet gjatë fluturimit në Greqi, pasagjeri mbetet pjesërisht jashtë

Një fluturim i Ryanair nga Selaniku i Greqisë drejt Memmingenit të Gjermanisë u detyrua të kthehej menjëherë pas ngritjes, pasi një dritare e avionit u...
08:53 | 11/07/2026

Shqipëria dhe Mali i Zi do të mbyllin të martën kapituj të tjerë në bisedimet për anëtarësim në BE

 Shqipëria dhe Mali i Zi do t’i mbyllin kapitujt e radhës në bisedimet e tyre me Bashkimin Evropian për anëtarësim në bllokun evropian, gjatë një...
19:39 | 10/07/2026