Alarmi nga pijet me sheqer, ISHP: 20% e fëmijëve konsumatorë

3 Korrik 2024 | 16:43

Pijet me gaz dhe sheqer të shtuar janë shpesh tundimi më i madh i fëmijëve, veçanërisht në ditët e nxehta të verës. Studimet e realizuara nga ISHP, faktojnë se për 1 në 5 fëmijë të grupmoshës 11-15 vjeç ato janë pjesë e dietës së përditshme.

“20% e fëmijëve 11, 13 dhe 15 vjeç konsumojnë një pije të ëmbëlsuar çdo ditë, në krahasim me mesataren e Evropës që është 15%, kjo prevalencë ka ardhur duke u ulur në 2014 ka qenë 28%, ka shkuar në  25 % dhe sot jemi 20% por përsëri jemi mbi nivelin evropian”.-tha Rudina Çumashi, specialiste e ISHP.

Ekspertët kanë  faktuar se konsumim I këtyre pijeve , është më I lartë mes djemve krahasuar me vajzat, e po ashtu 15 vjeçarët konsumojnë më shumë se ato 11 vjeç. nisur nga kjo situatë speicalsititët e ISHP japin alarmin se këto pije kanë ndikime negative në shëndet.

Mund të përmendim rritjen e rrezikut të obeziteti, konsumimi I rregullt lidhet me shtimin në peshë dhe obezitetin, kjo pasi këto pije të ëmbëlsuara nuk kanë vlera ushqyese por kalori të tepërta, sheqeri kanë ndikon në karisin dentar dhe prishjen e dhëmbëve, rreziku i diabetit tip 2

Por problemet nuk ndalen këtu.

“Studime të ndryshme kanë treguar lidhjen me probematika të ndryshme të shëndetit mendor, dhe ankthin dhe depresionin”,-Rudina Çumashi.

Përdorimi në kohë I këtyre pijeve me sheqer të shtuar ka pasoja edhe në moshat adulte.

“Probleme në zemër, sëmundje kardio, goditje në tru, problematika në mëlçi probleme në kocka rrit rrezikun për osteoporoze”.

Specialistët rekomandojnë që të ndalohet përdorimi I këtyre pijeve në moshat e  vogla dhe përfshirja në dieta, lëngjet e frutave natyral .  

Fusha e Maliqit që njihet për kultivimin e grurit, këtë vit ka afro 900 ha tokë më pak të mbjellë. Sipas fermerëve shkak është bërë konkurrenca e pandershme me fermerët e rajonit dhe importin e sasive të mëdha nga Serbia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, i ka dërguar një mesazh paralajmërues Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre, duke deklaruar se Teherani do...
22:16 | 22/07/2026

Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s

Kryeministri Edi Rama mori pjesë mbrëmjen e kësaj të mërkure në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj në Akademinë e Forcave të Armatosura....
22:01 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026