Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj
Ilir Beqaj është arrestuar. Akuza, për të cilën është vënë në pranga nuk lidhet me detyrën e tij si ministër shëndetësie në vitet 2013-2017, por me postin që mbajti si drejtuesi i Agjencisë shtetërore SASCAP, e krijuar për të menaxhuar ndihmat e donatorëve të huaj, që nga viti 2021.
Masa e sigurisë ndaj Beqajt, është marrë me kërkesë të SPAK edhe për fshehje të pasurisë dhe pronësisë në një restorant emrin GZONA në kalanë e Tiranës
SPAK njofton se janë edhe 6 njerëz në rrethin e ngushtë të Beqajt, me masa sigurie, ku dy prej tyre Ermal Kurtulaj e Alfred Nikollaj, janë të arrestuar, ndërsa për Gazmend Haxhinë dhe Elton Marinin ndërsa në gjendje të lirë do të hetohen Bledar Leka e Bjona Zijaj.
Në vitet 2022-2023, prokurorët kanë zbuluar një skemë korruptive me të paktën 8 aktivitete e konferenca, ku fituesit apo organizatorët paracaktoheshin.
Në një rast shërbimi për një konferencë, prokuroruar me vlerë 125 mijë euro rezultoi se nga kompania fituese ishte ofruar vetëm darka në vlerën 4 milionë lekë. Kjo darkë ishte ofruar në restorantin që drejtohej në hije nga ish ministri.
SPAK dhe Byroja e Hetimit po kryen kontrolle në rrethin e ngushtë të Beqajt, por skema zbulon se shumica e faturave dhe shërbimeve që u organizuan në këtë kohë janë paguar tek restorant GZONA.
Kontratat, faturat dhe emrat për prokurorët janë një argument i fortë, se aty janë shpërdoruar fondet e Bashkimit Evropian dhe përfitues i tyre rezulton Beqaj.
Kujtojmë se Beqaj, është në akuzë për shpërdorim detyrë edhe për kontratën koncesionare për instrumentet kirurgjikale, njohur ndryshe edhe si sterilizimi.
Tashmë Beqaj krahas masës së sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “Ndalim dalje jashtë vendit” për Sterilizimin, i shtohet edhe mase e dytë e sigurisë ajo e “Arrestit me burg”.
Beqaj ka qenë deputet i Partisë Socialiste për disa legjislatura dhe ishte ministër i Shëndetësisë nga viti 2013 deri në vitin 2017. Në vitin 2021, ai u emërua në krye të SASPAC nga kryeministri Edi Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni