Qeveria shkresë Presidencës, kërkon të shpallen zgjedhje në Himarë. Datat e mundshme
Qeveria i është drejtuar me një letër zyrtare Presidencës, ku i komunikon vakancën e krijuar në drejtimin e Bashkisë Himarë, pas vendimit të KQZ për heqjen e mandatit të Fredi Belerit.
Në shkresën që mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi, i kërkohet presidentit të vendit që të shpallë datën e zgjedhjeve të pjesshme në Himarë.
Presidenti i vendit në bazë të ligjit, ka 48-orë kohë për t’u shprehur në lidhje me caktimin e datës së zgjedhjeve, të cilat mund të mbahen jo më herët se 30 ditë nga sot, e jo më vonë se 45 ditë.
4,11 dhe 18 gusht janë datat e mundshme si të vetmet të diela brenda afatit ligjor, kur pritet të mbahen zgjedhjet në Himarë.
“Me vendimin nr.69, datë 5.7.2024, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nëpërmjet Komisionerit Shtetëror konstatoi pamundësinë e ushtrimit të detyrës nga kryetari i zgjedhur i bashkisë, zoti Dhionisios (Alfred) Petro Beleri dhe si pasojë ka shpallur të pavlefshëm mandatin e kryetarit të bashkisë, pasi ai është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal. Kjo vepër hyn në kategorinë e veprave penale, për kryerjen e të cilave persona të caktuar nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar bashkie etj.
Në lidhje me këtë vendimmarrje kemi marrë njoftim zyrtar nga ana e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve,
Nisur nga sa më sipër dhe në zbatim të detyrimeve ligjore që burojnë nga Kodi Zgjedhor përkatësisht neni 10 i Kodit, si dhe neni 61, paragrafi 4, i ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, ju njoftojmë për krjimin e vakancës për kryetar të Bashkisë Himarë, e si rrjedhim caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e Bashkisë Himarë brenda afateve që përcakton ligji zgjedhor”, thuhet në shkresën e qeverisë.

LEXONI GJITHASHTU:
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore
- 18:43 Vengu pret ish- presidentin Hollande: Partneriteti me Francën po jep rezultate konkrete, mbështetje për integrimin
- 18:43 Izraeli: Nuk do t’i tërheqim trupat nga Libani
- 18:43 OBSH do nisë provë klinike për trajtime të reja kundër Ebolës në Kongo
- 18:35 Turqia prezanton vizionin strategjik për teknologjitë kuantike në mbrojtje