Më pak se 20 ditë fushatë në Himarë: Opozita në pikëpyetje për formulën, PS e vetme
Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë nuk do të jenë të pazakonta vetëm për zhvillimin e tyre në mes të të nxehtit dhe në kulmin e sezonit turistik.
Ato do të jenë gjithashtu edhe zgjedhjet për të cilat partitë politike do të kenë më pak afat se herët e tjera për të zhvilluar fushatë elektorale.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po përgatit një dokument me afate konkrete për të gjitha palët politike që duan të përfshihen në këtë proces.
Së pari, palëve do t’ju kërkohen emrat e komisionerëve dhe numëruesve.
Më pas do të shpallet një afat final se kur duhet të regjistrohen partitë pjesëmarrëse, e më vonë edhe koalicionet zgjedhore.
Më pas, do të lihet një afat për zyrtarizimin e kandidaturave, që përbën edhe pikën më të nxehtë të vendimmarrjes së palëve.
Socialistët e kanë të qartë skenarin e vajtjes në zgjedhje të vetëm, dhe me një kandidat, që deri më tani, rrotullohet rreth Prefektit Vangjel Tavo, edhe pse burimet nuk përjashtojnë ndonjë emër tjetër surprizë në momentet e fundit.
Ekuacioni është më i vështirë mes opozitarëve, ku Berishës i takon të vendosë nëse do të përfshihet më në betejën për këtë qytet, apo do t’ja lërë atë PBDNJ-së ta përballojë e vetme. Skenarët paraprakë e shohin të vështirë kandidimin e djalit të Fredi Belerit nën siglën e PD-së, dhe më të mundshëm që Vangjel Dule të dalë veçmas me këtë emër.
Pas regjistrimit të kandidatëve, në Himarë do të fillojë zyrtarisht fushata elektorale, e cila do të mbyllet në 2 gusht, dhe do të jetë më e shkurtra ndonjëherë.
Në Himarë do të votohet dhe numërohet në formën tradicionale, përmes letrës, dhe identifikimi i votuesve do të jetë me aparatura elektronike. Në zgjedhjet e fundit, në këtë bashki morën pjesë në zgjedhje rreth 7800 votues.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi
Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 17:02 Le Pen mbështet Melonin në përplasjen me Trumpin: Ai ishte shumë ofendues
- 16:57 Macja Larry në Britaninë e Madhe që ka përcjellë gjashtë kryeministra
- 16:55 Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë në Shqipëri
- 16:51 Italia kritikon shefin e NATO-s, deklaroi se 500 baza ushtarake italiane do përdoren kundër Iranit
- 16:49 Braçe flet për protestën: Unë mbetem socialist, deligjitimimi i zgjedhjeve do dëmtonte procesin në BE
- 16:47 Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor