A do t’i deportojë emigrantët në Ruandë? Kryeministri i ri britanik merr vendimin
Kryeministri i sapozgjedhur i Mbretësirë së Bashkuar Keir Starmer konfirmoi të shtunën se qeveria e tij e nuk do të zbatonte politikën e paraardhësit për të dëbuar në Ruandë azilkërkuesit, që mbërrijnë në vend me varka të vogla, duke i dhënë kështu fund skemës përpara se ajo të niste të zbatohej.
Partia e zoti Starmer ajo Laburiste fitoi thellë në zgjedhjet parlamentare të së enjtes duke i dhënë fund 14 viteve të qeverisjes shpesh të trazuar të konservatorëve.
Në një konferencë për shtyp të shtunën zoti Starmer tha se “skema e Ruandës ishte e vdekur përpara se të fillonte dhe se ajo nuk i ndalonte flukset emigratorë”.
Ai shtoi se qeveria e tij nuk ishte e përgatitur të vazhdonte me ato që ai i quajti truke, e që nuk shërbejnë për të ndaluar problemin.
Vitet e fundit në Britani kanë mbërritur me dhjetëra mijëra emigrantë nga Azia, Lindjen e Mesme dhe Afrika, shumë prej të cilëve largohen për shkak të luftrave e varfërisë.
Ata mbërrijnë kryesisht përmes Kanalit të La Manshit me varka të vogla, në udhëtime të rrezikshme të organizuara nga banda kriminale.
Ndalimi i fluksit të emigrantëve ishte një prej objektivave kryesorë të qeverisë konservatore, por kritikët e kishin cilësuar të ashtuquajturin plani i Ruandës, çnjerëzor, duke i mëshuar dhe rrezikut që ky vend i Afrikës Lindore, do të paraqiste për emigrantët, për shkak të treguesve të ulët të demokracisë.
Zoti Starmer kishte paralajmëruar se qeveria e tij do të hiqte dorë nga plani i Ruandës, sapo të vinte në pushtet, por ekspertët thonë se ajo duhet të ofrojë zhgjidhje alternative mbi emigracionin, sikurse edhe për shqetësimet e mëdha që kanë sot britanikët, përfshirë koston e lartë të jetesës.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat