Arrestohet 27-vjeçari në Korçë, akuzohet për tentativë vrasje

7 Korrik 2024 | 11:30

Andrea Diamandi është arrestuar nga policia e Korçës me akuzën tentativë vrasje të shtetasit M.J , ku me parë 27- vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi dyshohej që ka lidhje me veprën penale.

Autoritetet policore kanë reaguar në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit në banesën e tij në lagjen nr. 4 të Korçës. Gjatë kontrollit të ushtruar, është sekuestruar një armë zjarri automatike dhe një krëhër me 30 fishekë, që dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen.

Përveç arrestimit të 27-vjeçarit Andrea Diamandi, policia ka proceduar penalisht edhe kundër shtetasve të tjerë, si V. D., 62 vjeç dhe R. S., 44 vjeç, banues në Korçë, të dyshuar për ndihmë në fshehjen e provave materiale të kryerjes së krimit. Kjo veprimtari është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të hetuar dhe ndaluar të gjithë të përfshirët në ngjarjen e caktuar, duke siguruar që drejtësia të kryejë punën e saj në mënyrë të plotë dhe efikase.

LEXO GJITHASHTU;

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026