Dybala vendos për të ardhmen, argjentinasi nuk largohet nga Roma bardhezi
Kalimi tek Barcelona u duk një opsion tejet i mirë për të, e madje mediat aluduan se Paulo Dybala do të largohej nga kampionati Italian, pork jo gjë nuk do të ndodhë.
Argjentinasi ka vendosur të qëndrojë në kryeqytetin Italian, ndërsa në ditët në vijim do të bashkohet në stërvitje me Romën, nën drejtimin e trajnerit De Rossi.
Balugranët shfaqën interes për të, duke parë situatën që u duk jo e qetë, por sulmuesi ka konfirmuar se nuk do të kalojë në La Liga, aty ku interes kishte dhe Atletico e Madridit.
Kalimi i Thiago Mottës tek Juventus ka ngritur dhe një tjetër pistë, atë të largimit të Federico Chiesas, me italianin që po kërkohet me ngulm nga Roma.
De Rossi është një personazh me influencë në Serinë A dhe nëse gjërat nuk shkojnë mirë tek bardhezinjtë, me gjasa sulmuesi do ti bashkohet Dybalas te Roma, për të formuar një sulm vërtet të rrezikshëm.
Dyshja e njohin mjaft mirë njëri-tjetrin, duke qenë se kanë luajtur bashkë tek Juventus përgjatë sezonin 20-22, ku arritën të bëjnë mjaft mirë.
Në ditët në vijim pritet të ketë informacion më të detajuar rreth këtyre lëvizjeve.
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet