Gazetari Guri: Greqia nuk ka punëtorë, u vendos 6 ditë punë në javë

8 Korrik 2024 | 09:20

Gazetari Etmond Guri ka treguar në një lidhje për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews më shumë detaje për një shtojcë në një ligj grek, që vendos 6 ditë punë në javë.

Guri tha se ky vendim erdhi për shkak të mungesës së krahut të punës në vendin fqinj.

Ai tha gjithashtu se në sqarimet e qeverisë bëhet e ditur se ky ligj do të funksionojë vetëm në bizneset që punojnë 24 orë në 24.

“Nisi si një nevojë e domosdoshme për të gjithë sektorët e ekonomisë së Greqisë që të ketë rritje të forcës së punës, mirëpo reagimet e forta të shoqërisë civile, të biznesit dhe të klasës politike, bënë që të tërhiqet qeveria dhe të bëjë një ndryshim për formën dhe mënyrën si do të aplikohet ky ligj i ri, kjo shtojcë e re.

Faktikisht është bërë një përmirësim, vetë zëvendësi i qeverisë ka dalë me një njoftim ku ka dhënë 5 pika dhe ka bërë një sqarim që japin informacion rreth asaj sesi do të aplikohet ky ligj i ri. Dita e gjashtë do të aplikohet vetëm për ata biznese që funksionojnë 24 orë në 24, jo për të tjerët. Kjo erdhi për vetë faktin sepse ka nevojë emergjente për krahë pune”, tha Guri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024