“Ç’fshihet pas emrit të Petro Belerit”, Ardit Bido: Greqia do të helenizohet Himara
Kreu i Arkivave Ardit Bido tha ne “Review” në Euronews Albania, se Petro Beleri i cili flitet të jetë kandiodat për zgjedhjet në Himarë, bëri fushatën e të atit Fredi Beleri për eurodeputet në Greqi, ku sipas tij fliste për tezën e Epirit të veriut.
Drejtori i arkivave tha se kandidatura e tij nuk mund të jetë e pranueshme pasi sipas tij ai është një person irredentist i cili cënon integritetin territorial të Himarës.
“Unë kam disa probleme se si i pasqyrojmë emrat. Ne themi Petro Beleri dhe e hedhim kështu si “hajt mo”. Petro Beleri në gjithë fushatën për eurodeputet, e bënte ai duke takuar njerëzit, e duke folur për Epirin e Veriut. Mediat shqiptare kur duan dinë greqisht, kur s’duan nuk dinë. Nxirrni deklaratat e Petro Belerit. Unë i kam nxjerrë në rrjetet e mia sociale. E para e punës kemi të bëjmë me një irredentist, është e papranueshme.
E dyta, OMONIA është faktor në Bashkinë e Himarës, është forcë e tretë në Himarë. Bashkia e Himarës është e përbërë nga 85% shqiptar dhe 15% janë të deklaruar grek. Hedhja e emrit të Petro Belerit si një alternativë, e cila, s’kemi ç’bëjmë, është një person irredentist, i cili cënon integritetin territorial. Nga ana e nacionalizmit grek, duan zhurmë e duan të helenizohet Himara, është që të venë e të kërcënohen shqiptarët që një pjesë e mirë kanë dy shtetësi, e marrin pension nga Greqia ”,-tha Ardit Bido.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar