“Jetoj në fshat, nuk e kam nga uji” – Flasin pacientët e helmuar në Bulqizë
Rreth 100 persona janë paraqitur në spitalin e Bulqizës me simptoma të helmimit që nga mbrëmja e së shtunës.
Shefi i shërbimit spitalor të Bulqizës Shahin Kaja tha në një intervistë për Euronews Albania se shkaku i helmimit masiv ende nuk është zbardhur, ndërsa theksoi se mundësia e hetimit nga uji duhet hetuar pasi raste të helmimeve ka pasur edhe në fshatrat përreth që kanë ujësjellës të ndryshëm nga ai i qytetit.
Gazetarja Sara Demushi pyeti disa nga pacientët që kanë vijuar të paraqiten në spitalin e Bulqizës për të marrë ndihmën e parë, të cilët kanë treguar se simptomat kanë qenë tipike të intoksikimi, me marrje mendsh, të vjella e diarre.
Një nga pacientet ka treguar se ajo jeton ën fshat dhe nuk ka konsumuar ujë nga ujësjellësi që furnizon qytetin ndaj e përjashton mundësinë e helmimit nga uji, siç dyshohet deri tani.
LEXONI GJITHASHTU:
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:00 Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)
- 20:37 Nuk ka më dyshime, Zidane bëhet gati të marrë komandën e “Gjelave”, nga Euro 2028 te Botërori 2030
- 20:36 Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)