Kush është Vangjel Tavo, kandidati socialist për bashkinë e Himarës
Ishte viti 1996 kur Vangjel Tavo nisi angazhimin e tij në politikë nën siglën e Partisë Socialiste.
Aderimin në këtë forcë politike e vijoi deri në vitin 2010 ku pas përplasjeve me Edi Ramën për konfliketet e lindura mes socialistëve në gjirokastër, Tavo vendosi të largohej dhe t’i bashkohej një tjetër partie të majtë, këtë radhë lëvizjes socialiste për integrim, me kryetar Ilir Metën.
Për një periudhë 1-vjeçare, në vitet 2012-2013 Tavo shërbeu si Ministër i Shëndetësisë, duke zëvendësuar Petrit Vasilin.
Në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës dhe 2017-ës, Tavo u zgjodh deputet në qarkun e Gjirokastër.
Ai vijoj të kandidonte në këtë qark edhe në zgjedhjet e 25 prillit 2021 por nuk mundi të fitonte mandatin e deputetit dhe në këtë mënyrë vendosi të shkëputej përkohësisht nga politika aktive.
“Lufta edhe në Gjirokastër e mazhorancës ka qenë kundër LSI dhe Vangjel Tavos” ,-tha Vangjel Tavo në Euronews Albania.
Gjatë kohës që ishte në opozitë si edhe pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, jo pak herë Tavo ishte kundër kryeministrit Rama madje duke deklaruar në publik se rilindja e Edi Ramës nuk kishte asnjë lidhje me socialistët.
Pavarësisht konflikteve në distancë, së fundmi ai zgjodhi që rikthimin në sferën politike ta bënte pas një oferte të kryesocialistit gjatë këtij viti, fillimisht për t’u mandatuar nga qeveria si prefekt i qarkut të Vlorës, e tanimë kandidat për bashkinë e Himarës.
LEXONI GJITHASHTU:
Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh
Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit
Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)
- 17:02 Le Pen mbështet Melonin në përplasjen me Trumpin: Ai ishte shumë ofendues
- 16:57 Macja Larry në Britaninë e Madhe që ka përcjellë gjashtë kryeministra
- 16:55 Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë në Shqipëri
- 16:51 Italia kritikon shefin e NATO-s, deklaroi se 500 baza ushtarake italiane do përdoren kundër Iranit
- 16:49 Braçe flet për protestën: Unë mbetem socialist, deligjitimimi i zgjedhjeve do dëmtonte procesin në BE
- 16:47 Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor