Bayerni zyrtarizon sulmuesin Olise, në pritje të nënshkrimit me Palhinha

8 Korrik 2024 | 17:42

Bayern ii Mynihut duket tepër aktiv në merkaton e transferimeve, ndërsa ka afruar një tjetër futbollist, duke zyrtarizuar sulmuesin Michael Olise. Francezi u prezantua të dielën, ndërsa pritet të jetë një forcë e shtuar në repartin ofensiv, me Vincent Kompany që duket se ka dorë të lirë në blerjet dhe largimet nga rekordmenët e Gjermanisë. 22-vjecari kushtoi plot 60 milionë euro, para të cilat kaluan në arkat e Crystal Palace, aty ku ai po zhvillonte një sezon tejet pozitiv.

Francezi ka nënshkruar për 5 sezone në Gjermani, ndërsa kujtojmë që për të shfaqën interes dhe Neëcastle e Chelsea, por duket se tundimi nga Bayern ka qenë më i madh për lojtarin. Ai bëhet i pari i ardhur nga kampionati anglez në epokën Kompany që ende nuk ka nisur zyrtarisht, teksa sic tanimë dihet është pranë nënshkrimit edhe me Joao Palhinha, 28-vjecarin e Fulham. Belgu duket se është i përqëndruar vetëm në repartin ofensiv, ndërsa nuk ka asgjë të re në lidhje me Mathijs de Ligt, me holandezin që me gjasa largohet pas Euro 2024. Destinacioni i tij do të jetë Manchester United, aty ku ribashkohet me teknikun Ten Hag, që pritet të shkojë numrin e tulipanëve në ekip.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura

Me foltoren e Kuvendit të bllokuar nga deputetët e opozitës dhe me zhurma të krijuara nga goditjet e tavolinave, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, hapi...
15:41 | 23/07/2026

Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte

Pas parashikimeve meteorologjike për përfshirjen e zonës së Vlorës nga fenomene të paqëndrueshme atmosferike gjatë ditës së premte, Bashkia Vlorë u ka bërë apel qytetarëve...
15:33 | 23/07/2026

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më...
15:19 | 23/07/2026