“Bayraktarët e Kosovës po na vëzhgojnë”- Vuçiç merr pjesë në stërvitjen ushtarake

5 Korrik 2024 | 13:18

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është shfaqur sërish në stërvitje ushtarake për të demonstruar forcën por edhe për të provokuar me deklaratat e tij kundër Kosoves.

Një ditë më parë ai mori pjesë në stërvitjen “Fire Strike 2024” ku marrin pjesë Forcat Ajrore, forca për Operacione Speciale dhe luftë antielektronike, si dhe pjesëtarë të Institutit Teknik Ushtarak.

Sipas presidentit të Serbisë, stërvitja iu kushtua mjeteve ajrore pa pilot dhe lidhjes së tyre me sisteme të tjera.

Ai e vlerësoi stërvitjen si “shumë të mirë” dhe tha se ndihet jashtëzakonisht krenar për gjithçka që u shfaq , duke shtuar se shumë prej tyre janë prezantuar  për herë të parë. Ndër te tjera ai zbuloi  se deri ne muaj shtator vendi do te pajiset me 1 mije dronet e e parë te prodhimit serb.

Duke u ndalur tek Kosova Vuçic theksoi se s’mund të bëjnë asgjë, duke qenë se KFOR-i  kontrollon hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës.

Kjo është hera e dytë brenda javës që presidenti serb flet për dronët Bayraktar që Kosova ka blerë pak kohë më parë. Siç pretendon presidenti serb , dronët jane  ngritur në Gjakovë në afër 6 mijë metra lartësi “për të zbuluar pozicionet e ushtrisë serbe”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026