Ekskluzive|“Lëre gruan time” Daja i Xhimi Bakës: Nipi e denoncoi, policia asnjë masë
Familjarët e Xhimi Bakës, 24-vjeçarit që u vra nga ish-bashkëshorti i bashkëjetuese, Xhuliano Miho, kanë rrëfyer detaje të rënda të ngjarjes në një intervistë ekskluzive të dhënë për Euronews Albania.
Daja i viktimës, hodhi akuza të rënda mbi Policinë e Shtetit, ku tha se denoncimet e bëra nga 24-vjeçari në komisariat nuk janë marrë parasysh.
Sipas tij, nipi ka shkuar në 6 raste në polici, ku ka denoncuar kërcënimet me jetë nga Xhulian Miho, por asnjë nga këto denoncime nuk është regjistruar.
Daja i viktimës bëri publike dhe disa nga mesazhet kërcënues që 39-vjeçari i dërgonte 24-vjeçarit, pasi ky nisi të bashkëjetonte me ish-gruan.
“Para ngjarjes nuk dija asnjë gjë. Pas ngjarjes kam mësuar shumë, kam parë disa video dhe inçizime që nipit tim i bëheshin kërcënime të vazhdueshme që nga janari deri ditën që i morën jetën. Ka denoncuar në polici, ka kërkuar ndihmë se i kërcënohej jeta, por denoncimet e tij nuk janë marrë parasysh. Kërcënohej nga Xhuliano Mihaj, ku i thuhej “lëre gruan time”, “unë e dua gruan time”, “mos qëndro me gruan time”, i thoshte “do të vras, largohu nga këtu”, gjëra të tilla. Të paktën me sa di unë i ka çuar në polici, 6 herë ka denoncuar dhe nuk kanë marrë asnjë masë dhe as nuk është regjistruar”, tha daja.
Gjithashtu daja tha se bashkëjetuesja e nipit kishte urdhër-mbrojtje ndaj ish-burrit ndërkohë që ky i fundit çdo natë rrinte poshtë banesës ku ata jetonin dhe i përgjonte.
“Çdo natë bashkëshorti rrinte poshtë banesës që nipi bashkëjetonte me ish-gruan e viktimës. Ndërkohë që kishte një urdhër mbrojtje dhe ai duhej të arrestohej”, tha daja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor