Fituesit në “British Grand Prix”

9 Korrik 2024 | 15:26

Britaniku i Mercedes, Hamilton u bë fituesi i 6’të i një gare këtë sezon pas një triumfi sensacional përpara tifozëve të tij në “British Grand Prix” në Silverstone. Por cilët janë pilotët që bindën me performancën e tyre…?

1-Lewis Hamilton: Duhet të ketë diçka në Silverstone që nxjerr më të mirën e Leëis Hamilton i cili e konfirmoi këtë të dielën me një nga paraqitjet më të mira për fitoren e 1’rë prej vitit 2021 në “Saudi Arabia Grand Prix” duke i dhënë fund një serie prej 56 garash pa fitore.

2-Max Verstappen: Nuk ishte një fundjavë e lehtë për Max Verstappen që u ankua për balancën e makinës RB20 në provat e lira dhe ato zyrtare. Një start i fortë i dha mundësi të linte pas Lando Norris por jo për shumë kohë. Megjithatë një vendim i guximshëm për goma të forta në xhirot e fundit e shpërbleu me vendin e 2’të dhe diferencën prej 84 pikësh në klasifikim.

3-Haas: Amerikanët sollën një “upgrade” në Silverstone dhe Nico Hulkenberg tani beson se skuadra i ka të gjitha mundësitë të jetë e 5’ta më e shpejtë në cirkuit. Kjo pas rënies në vendin e 9’të në start për ta mbyllur garën me të dytin vend të 6’të rradhazi.


4-Aston Martin: Lance Stroll dhe Fernando Alonso i dhanë Aston Martin një rezultat të kënaqshëm në përfundim të 3 garave rradhazi pas vendeve 7 dhe 8 në ishull.

5-Alex Albon: Iu rezistoi disa sekuencave të paqëndrueshme në startin e garës ku pësoi edhe kontakt në dy raste për ta mbyllur garën në vendin e 9’të në Silverstone. Paraqitja më e mirë ashtu si në Monako.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën

Maks Vershtapen duket se do të largohet në fund të sezonit nga Red Bull, me Aston Martin që ka gati ofertën. Holandezi dëshiron një aventurë...
17:10 | 18/04/2025

Norris fitoi garën, Mclaren, titullin

Lando Norris e mbylli vitin 2024 me klasin e fitores në “Abu Dhabi Grand Prix” pas një pilotimi dominues. Britaniku në këtë mënyrë siguroi një...
16:35 | 08/12/2024

Norris në pole, Mclaren drejt titullit

I fundit pole position i vitit 2024 në Formula 1 i përket Lando Norris. Anglezi vendosi kohën më të shpejtë në Abu Dhabi aty McLaren...
16:48 | 07/12/2024