Singapori miraton konsumimin e 16 llojeve të insekteve, duke përfshirë karkaleca
Singapori ka miratuar konsumin e 16 insekteve, duke përfshirë karkaleca dhe kriket, duke zgjeruar kuzhinën e tij të njohur ndërkombëtarisht.
Insektet si kriket, karkaleca dhe krimbat janë të pasura me proteina, antioksidantë dhe minerale duke përfshirë hekurin, zinkun, bakrin dhe magnezin.
Agjencia e Ushqimit e Singaporit (SFA) ka njoftuar se do të lejojë importin e insekteve dhe produkteve të insekteve që u përkasin llojeve që janë vlerësuar si jo shqetësuese për organet rregullatore.
Në deklaratën e SFA shtohet se këto insekte dhe produkte të insekteve mund të përdoren për konsum njerëzor ose si ushqim për kafshët, raporton Independent.
Udhëzimet SFA thonë se insektet duhet të kultivohen dhe jo të mblidhen nga e egra, qofshin të importuara apo prodhuara në vend dhe se furnizuesit duhet t’u përmbahen kontrolleve të rrepta të sigurisë ushqimore.
Agjencia tha se nevojiten “prova të dokumentuara” për të treguar “se insektet janë rritur në ambiente të rregulluara nga autoriteti kompetent”.
SFA nisi një konsultim publik për rregullimin e insekteve dhe produkteve të insekteve në vitin 2022 dhe njoftoi miratimin e përdorimit për 16 specie në prill 2023.
Megjithatë, një vendim përfundimtar u vonua dhe agjencia më vonë konfirmoi për mediat se synon të prezantojë kuadrin rregullator në gjysmën e parë të 2024.
Nuk ka standarde ndërkombëtare për shitjen dhe konsumimin e insekteve si ushqim, dhe SFA tha se udhëzimet e saj u zhvilluan pas “inspektimit shkencor” të plotë.
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
- 18:30 Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia kundër Iranit
- 18:25 Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit
- 18:18 BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
- 18:14 Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion
- 18:11 SHBA, Britania dhe aleatët paralajmërojnë: Modelet e reja të AI-së po rrisin rrezikun e sulmeve kibernetike
- 18:02 ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton