“Mitsotakis do ta heqë ligjin e luftës!” Parashikimi i Alibalit: Ka ardhur koha…

9 Korrik 2024 | 20:29

Studiuesi Agron Alibali ishte këtë të maretë i ftuar në Euronews Albania ku tha se tashmë është në dorë të Mitsotakisit heqja e ligjit të luftës mes Shqipërisë dhe Greqisë. Sipas tij nuk ka asnjë arsye që kryeministri Mistotakis i cili vendosi një shtetas shqiptar në listën e partisë së vetë për në Parlamentin Europian, të mos heqë ligjin e luftës me vendin tonë.

“Tashmë topi hidhet në fushën e zotit Mitsotakis, ai është një politikan modern që paraqet idenë e një Greqie europiane. Nuk ka asnjë arsye që ta pengojë këtë gjë. Një kryeministër i cili një shtetas shqiptar e vendos në listën e partisë së vetë për t’i kandidat dhe për tu zgjedhur si euro parlamentare, nuk ka asnjë arsye që të mos ndërmarrë edhe veprimin tjetër shumë të rëndësishëm dhe themelor për marrëdhëniet miqësore dypalëshe për abrogimin të dekretit mbretëror të vitit 1940”,-tha Alibali.

I pyetur se përse politika shqiptare u vonua kaq shumë ai tha:

“Politika shqiptare mesa kam unë parasysh gjithmonë e ka pasur këtë gjë në qendër të vëmendjes, që me qeverinë e Enver Hoxhës,  Berisha  gjithashtu e ka ngritur këtë çështje, zoti Rama e ka ngritur si çështje që në momentet e para të mandatit të tij si kryeministër, kjo ka qenë në vijimësi, por nuk është mirëpritur nga pala greke”,-tha studiuesi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026