Fermeri nga Lushnja: Gruri shqiptar konkurron me atë të Serbisë e Ukrainës
Fermeri nga Lushnja, Franc Kaloshi, është shprehur se bujqësia në Shqipëri është në situatë të vështirë, për shkak të futjes së prodhimit nga vendet e tjera.
Komentet Kaloshi i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se gruri shqiptar konkurron kryesisht me atë serb dhe Ukrainas.
Ai tha gjithashtu se janë edhe disa tregtarë që importojnë grurë nga mënurë të paligjshme dhe kriminale, të cilët sipas tij, kanë edhe kalatat e tyre në Portin e Durrësit për shkarkimin e anijeve.
“Unë nga vendi im nuk dua të largohem. Kam investuar miliona euro këtu, kam investuar në magazine, në mjete bujqësore. Pse duhet të iku unë nga këtu, për shkak të një të çmenduri. Një njeri që mendon se mund ta drejtojë vendin e ta çojë në humnerë.
Këto janë pasojat e ‘Open Balkan’. Nuk është budalla Vuçiç, është i zgjuar. E ka mbytur vendin tonë me prodhimin e vetë. E ka mbytur vendin tonë me prodhimin e vetë. I subvencionon fermerët atje dhe gjithë prodhimi i Serbisë vjen këtu. Nuk ka naftë buxheti i shtetit. Nuk po na japin lekët e kafshëve, kanë nevojë për medikamente, për gjithçka. Sot private mbyll dyert, thotë ‘nuk më pëlqen gruri i Shqipërisë’.
Gruri jonë problemin kryesor e ka me vendin ngjitur, me Serbinë. Numër dy është Ukraina dhe janë 4-5 tregtarë ose importues mund t’i quaj që importojnë në mënyrë të paligjshme dhe kriminale. Kanë kalatat e veta në portin e Durrësit”, tha Kaloshi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta