28-vjeçari në Kukës qëllon me armë drejt banesës së bashkëjetueses së tij, prangoset

10 Korrik 2024 | 12:39

Një 28-vjeçar në Kukës ka rënë në prangat e Policisë, pasi qëlloi me armë zjarri në drejtim të banesës së bashkëjetueses së tij dhe familjarëve të saj, me qëllim kanosjen.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se në pranga ka rënë edhe i ati i tij 54-vjeçar, i cili duke fshehur gëzhojën ka tentuar të fshehë ngjarjen.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Kukës-Qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të banesës së bashkëjetueses së tij dhe familjarëve të saj, me qëllim kanosjen, shpallet në kërkim 28-vjeçari.

Arrestohet babai i tij, pasi tentoi të pengojë zbulimin e së vërtetës për këtë rast.

Policia gjeti dhe sekuestroi pistoletën me të cilën qëlloi 1 herë, 28-vjeçari. Në vijim, në banesën e babait të tij, u gjetën 1 kallëp tritol, 1 armë gjahu, municion dhe 1 përforcues grushti, që u sekuestruan bashkë me 2 automjete.

Menjëherë pas njoftimit se me qëllim kanosjen, 1 shtetas kishte qëlluar 1 herë, me armë zjarri pistoletë, në drejtim të banesës së bashkëjetueses së tij dhe familjarëve të saj, në fshatin Bicaj, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e rastit.

Si rezultat i hetimeve u identifikua dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i këtij rasti shtetasi B. H. (A)., 28 vjeç, banues në fashtin Shtiqen, për kapjen e të cilit, Policia vijon intensivisht punën.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë babai i 28-vjeçarit, shtetasi B. A., 54 vjeç, sepse duke fshehur gëzhojën, tentoi të pengojë zbulimin e së vërtetës në lidhje me rastin, si dhe sepse gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 1 kallëp tritol, 1 armë gjahu, municion dhe 1 përforcues grushti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026