Shtyhet seanca ndaj Berishës në GJKKO, Gjokutaj: Na kërkuan para për…

11 Korrik 2024 | 11:16

Ditën e sotme në GJKKO është zhvilluar seanca gjyqësore për kërkesën e SPAK për zgjatjen e hetimeve me 3 muaj për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

Seanca nuk zgjati shumë dhe u shty për në datën 19 korrik. Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, deklaroi se Gjykata ka gabuar me zvarritjen e procesit gjyqësor ndaj ish-kryeministrit, pasi sipas tij, ajo i merr urdhërat nga SPAK.

Ai tha gjithashtu se Gjykata nuk i ka dhënë fashikujt e rinj të përpiluar nga SPAK, të cilat përmbajnë aktet e procesit gjyqësor.

Sipas Gjokutajt, për t’u njohur me aktet Gjykata ka kërkuar një pagesë të caktuar.

Kujtojmë se SPAK kërkoi zgjatje të hetimeve për Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi deri në 2 tetor.

“Sigurisht që ky informacion mbështetet në një bazë dokumentare që ne nuk e disponojmë deri në momentin që po flasim. Kolegu ka ardhur në gjykatë dhe ata i kanë vënë kusht që këto akte duhet të merren kundrejt pagesës. Ligji i ka ndarë në fund të gjykimit shpenzimet.

Kanë edhe praktikën e Beqjas që ia kanë dhënë aktet, por ne nuk jemi persona të interesuar në proces, sepse përdor një dispozitë tjetër gjykata. Pse ka gabuar gjykata? Rruga e zvarritjes. Afërmendsh gjykata bën atë që thotë SPAK.

Ata kanë marrë zgjatjen dhe duan ta mbajnë këtë çështje. Prokuroria ka marrë 3 muaj për hetimet, deri në 2 tetor. Këto gjëra i di Rama dhe Maneku. Unë s’kam përgjigje, por arsyeja është thellësisht serioze për ta. Kjo vendosi që aktet duhen marrë me pagesë”, tha Gjokutaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026