Lëvizte me 8 milionë euro kokainë në makinë, arrestohet 52-vjeçari shqiptar në Itali
Guardia di Finanza në Torino ka arrestuar një pesëdhjetë e dy vjeçar me kombësi shqiptare, të cilit iu gjendën në automjetin që po lëvizte 80 kg kokainë. Sipas hipotezave hetimore, droga do të shitej ne rajonet e veriut të Italisë, kryesisht në Piemonte dhe Lombardi.
Kjo sasi lënde narkotike, nëse do të hidhej në treg me çmim pakice, mund t’i kishte sjellë shqiptarit të ardhura të paligjshme prej të paktën 8 milionë eurosh.
Mëngjesin e 9 korrikut, në provincën e Bergamos policia identifikoi dhe ndaloi një makinë të dyshimtë. Pas sjelljes agresive të shqiptarit, mjeti iu nenshtrua një kontrolli më të imtësishëm, nga ku u konstatua edhe lënda narkotike.
Aktiviteti i kryer nga efektivët Guardia di Finanza bëri të mundur më tej gjetjen dhe sekuestrimin e gjithsej 74 blloqeve me kokainë. Në përfundim të kontrolleve shqiptari u arrestua për veprën penale të trafikimit dhe mbajtjes së paligjshme të lëndëve narkotike.
Sekuestrimi i madh i drogës vjen në vijim të analizës dhe aktivitetit të thelluar në lidhje me zbulimin e rrugëve kryesore që përdorin trafikantët e drogës në territorin italian për të furnizuar me lëndë narkotike zonat urbane të veriut të Italisë.
LEXO GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama