1382 të huajt fituan shtetësinë shqiptare në 2023, shumica nga Kosova e Turqia
1382 shtetas të huaj fituan shtetësinë shqiptare ne vitin 2023. Shumica e tyre i përkasin grupmoshës 30-40 vjeç, ku dominuan shtetasit nga Kosova dhe Turqia.
Afro 4 persona në ditë kanë fituar shtetësinë shqiptare në vitin 2023. Numri i regjistruar për gjithë vitin e kaluar ishte 1382, me një rënie rreth 10%, krahasuar me vitin e paraardhës.
Sipas gjinisë, shumica e pasaportave janë dhënë për meshkujt, 800 të tilla. Qytetarët nga Kosova janë ata që kërkojnë një leje qëndrimi për periudhë të gjatë, ndjekura nga Turqit dhe Sirianët.
Të dhënat tregojnë se sipas grupmoshave, afro 1/3 e personave që kanë fituar shtetësinë shqiptare i përkasin brezit 30-39 vjeç, e ndjekur nga grup-mosha 40-49 vjeç dhe 20-29 vjeç, respektivisht me 24% dhe 16%.
Nga ana tjetër, njerëzit që lanë shtetësinë shqiptare vitin e kaluar ishin 870, me rritje rreth 20% krahasuar me vitin 2022. Të dhënat tregojnë se femrat përbënin shumicën e këtij grupi, me 53%.
Për personat që kanë lënë shtetësinë shqiptare, grupmosha që dominon është 30-39 vjeç me 45%, e ndjekur me grup-moshën 20-29 vjeç dhe 40-49 vjeç respektivisht me 21% dhe 19%.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov
Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 11:33 Fundjavë e zjarrtë! Ja cilat janë qytetet me temperaturat më të larta
- 11:11 Ikballe Huduti non grata”! Ministri Lamallari zbulon detaje pse u mor vendimi
- 10:27 Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov
- 10:15 Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit në Shkodër, arrestohen dy persona! Ndiqet penalisht kryeplaku i Vuklit
- 10:06 Qeveria miraton rregullat e reja për pezullimin dhe heqjen e licencave për bastet online
- 09:44 Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë