Sherr me sende të forta dhe thika në një lokal në Tropojë, 3 të plagosur

11 Korrik 2024 | 17:57

Tre persona kanë mbetur të plagosur me sende të forta dhe thikë në Tropojë pas një konflikti me një person tjetër.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 17:05 , në një lokal në fshatin Rajë, Fierzë, ku shtetasi  S. S., 40 vjeç, banues në fshatin Dushaj, Tropojë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta dhe të mprehtë shtetasit Sh. K., A. P., dhe V. P.,  të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës  dhe specialistët e Hetimit të Krimeve, për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti,  dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)

Bregdeti i jugut është goditur nga një mot i keq i shoqëruar me erëra të fuqishme dhe rrufe. Në qytetin e Vlorës, era e fortë...
07:33 | 22/07/2026

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër

Moti i keq që përfshiu mbrëmjen e së martës zonën e Gjirokastrës ka ndihmuar për shuarjen e disa zjarreve që rrezikonin zonat e banuara. Sipas...
07:20 | 22/07/2026

Zjarr në Kaninë, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe e vendosin nën kontroll (VIDEO)

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e së martës në zonën e Kaninës, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse,...
07:14 | 22/07/2026