Zelensky u kërkon vendeve të NATO të heqin kufizimet në sulmet ndaj objektivave ruse

11 Korrik 2024 | 22:43

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri trysni liderëve të NATO-s të enjten t’i heqin të gjitha kufizimet ndaj Ukrainës në lidhje me përdorimin e armëve që ato ia kanë dhuruar, në mënyrë që Kievi të kryejë sulme thellë brenda territorit të Rusisë.

“Nëse duam të fitojmë, nëse duam të triumfojmë, nëse duam ta shpëtojmë vendin tonë, dhe ta mbrojmë atë, ne kemi nevojë për heqjen e të gjitha kufizimeve”, tha Zelensky të enjten në një konferencë për media përkrah shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Një ditë më parë, NATO-ja njoftoi një paketë të madhe me ndihmë ushtarake për ta mbështetur Ukrainën kundër luftës pushtuese, të cilën Rusia nisi në shkurt 2022.

Ndihma përfshin dërgimin e avionëve luftarakë F-16, prodhim amerikan, si dhe një ndihmë ushtarake në vlerë 43 miliardë euro për vitin 2025.

Aleanca ka theksuar gjithashtu se Ukraina ka të drejtë të vetëmbrohet kundër agresionit të jashtëm dhe të vendosë për marrëveshjet e veta të sigurisë, duke deklaruar se “e ardhmja e Ukrainës është në NATO” dhe se Kievi do të mbështetet vazhdimisht në “rrugën e tij të pakthyeshme drejt integrimit të plotë euroatlantik”.

Më herët të enjten, Shtetet e Bashkuara njoftuan se do t’i dërgojnë Ukrainës pajisje ushtarake në vlerë 225 milionë dollarë, pjesë e një pakete prej 61 miliardë dollarësh e aprovuar në prill.

Stoltenberg tha se, derisa Rusia ka tentuar “të na frikësojë për të mos e ndihmuar” Kievin, ka ndodhur e kundërta dhe aleatët e NATO-s janë “në fakt duke e shtuar mbështetjen për Ukrainën”.

Zelensky e ka cilësuar si të “suksesshme” ndihmën që i është ofruar vendit e tij gjatë samitit të NATO-s në Uashington këtë javë.

Megjithatë, ai theksoi se Ukraina ka nevojë të ketë më shumë kontroll për t’i goditur objektivat thellë brenda territorit rus – posaçërisht avionët luftarakë që i përdor ushtria ruse për të hedhur bomba në Ukrainë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026